UDHËZIMI I PËRBASHKËT
Nr. 8, date 19.07.2022
BOTUAR NË FLETOREN ZYRTARE NR. 114 DATË 12.08.2022
(data e hyrjes në fuqi e tarifave të reja për përkthimin)
PËR PËRCAKTIMIN E TARIFAVE PËR KRYERJEN E SHËRBIMIT TË PËRKTHIMIT ZYRTAR DHE INTERPRETIMIT TË GJUHES SË SHENJAVE DHE RREGULLAVE PËR PËRJASHTIMIN NGA PAGESA E TARIFAVE PËR KATEGORI TË PERSONAVE PËRFITUESE TË NDIHMËS JURIDIKE
Tarifat për kryerjen e shërbimit të përkthimit zyrtar:
a) Faqja kompjuterike përmban 1800 (një mijë e tetëqind) shkonja e shenja, duke përfshirë dhe ndarjet e nevojshme të materialit të shkruar në fjalë, kryeradhë, paragrafë,kapituj dhe pjesë. Skicat,fotot, tabelat e skemat që përfshihen në tekstin e përkthyer, llogariten e shpërblehen mekanikisht si faqe kompjuterike sipas venditqë zënë në tekst.
b) Tarifa e shërbimit të përkthimit me shkrim, nga gjuha shqipe në gjuhën e huaj është 1600 (një mijë e gjashtëqind) lekë për çdo faqe, pa përfshirë TVSH.
c) Tarifa e shërbimit të përkthimit me shkrim, të dokumenteve zyrtare nga gjuha e huaj në gjuhën shqipe është 1300 ( një mijë e treqind) lekë për çdo faqe, pa përfshirë TVSH.
d) Masa e tarifës për shërbimin e përkthimit me gojë, kur palët nuk dine gjuhën shqipe, gjatë hetimit të një çeshtje penale, si dhe gjat zhvillimit të proceseve gjyqësore civile, penale ose administrative, sipas parashikimeve të legjislacionit procedural në fuqi ose gjatë shqyrtimit të çështjeve nga Gjykata Kushtetuese llogaritet në bazë të një kohëzgjatje prej një ore.
e) Tarifa e shërbimit të përkthimit me gojë është
4200 (katër mijë e dyqind) lekë për çdo orë përkthimi, pa përfshirë TVSH. Në rastet
kur përkthimi zgjat pak ose më shumë se një orë, tarifa e përkthimit llogaritet
në proporcion me kohëzgjatjen e përkthimit.

